RTSH Sport Live

Shkarkohet “magjistari i Botërorëve”, Vahid Haliloxhiç

  • 12/08/2022
  • |
  • Futboll Bota
Shkarkohet “magjistari i Botërorëve”, Vahid Haliloxhiç
Trajneri boshnjak përfaqësuesen e katërt të ndryshme, Marokun, drejt kualifikimit

Deri dje, refreni ishte i thjeshtë: Nëse dëshironi që përfaqësuesja e vendit tuaj të shkojë në fazën finale të një Botërori, atëherë është një emër që duket se ua garanton këtë. Dhe ai është trajneri boshnjak, Vahid Halilhoxhiç, i cili bëhet i pari që udhëheq 4 ekipe të ndryshme përfaqësuese në Botëror. Por Maroku e ka shkarkuar trajnerin rreth tre muaj përpara fillimit të Botërorit të Katarit, që do të zhvillohet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor 2022, pasi përfaqësuesja afrikanoveriore e ka ndërprerë bashkëpunimin me Vahid Halilhoxhiç.

Në deklaratën e Federatës Marokene të Futbollit thuhet se “Federata dhe trajneri kanë vendosur të ndahen me konsensus për shkak të mendimeve të ndryshme rreth përgatitjeve për fazën finale të Botërorit “Katar 2022”. 69-vjeçari boshnjak drejtonte “Luanët e Atlasit” prej gushtit të vitit 2019. Tri prej përfaqësueseve ishin afrikane dhe njëra aziatike, teksa, përveç Marokut, Halilhoxhiç ka çuar në Botëror përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë, të Algjerisë dhe të Japonisë. Bregun e Fildishtë boshnjaku e dërgoi në Botërorin e vitit 2010, Algjerinë në atë të 2014-ës dhe atë të Japonisë më 2018-ën.

Ish-futbollisti i njohur i përfaqësueses së ish-Jugosllavisë, që ka luajtur vetë si lojtar në Botërorin e 1982-shit në Spanjë, duhej të shkonte për herë 5-të, një herë si futbollist e 4 herë si trajner në fazën finale të festivalit më të madh futbollistik në planet. Duhet theksuar se skuadra e Marokut e arriti kualifikimin edhe me mungesën e një lojtari të spikatur, Hakim Zijek, i cili ka patur një përplasje me trajnerin boshnjak.

Në betejën e “play-off”-eve të kontinentit afrikan, Maroku mori një barazim 1-1 në ndeshjen e parë në fushën e RD të Kongos, duke vijuar të fitojë 4-1 në ndeshjen e kthimit dhe duke siguruar vendin në Botëror. Por tashmë skuadra duhet të gjejë shpejt një trajner të ri. Maroku është pjesë e grupit F në Botërorin e Katarit me rivalë si Belgjika, Kroacia dhe Kanadaja.