RTSH Sport Live

Shkëlqen Matvei Petrov, medalje ari në Kupën e Botës

  • 28/05/2023
  • |
  • Të tjera
Shkëlqen Matvei Petrov, medalje ari në Kupën e Botës
Gjimnasti që përfaqëson Shqipërinë triumfoi në Gjimnastikë Artistike

Gjimnasti Matvei Petrov ka arritur të sigurojë medalje ari për Shqipërinë në Kupën e Botës që po zhvillohet në Varna të Bullgarisë. Në disiplinën e kalit me doreza, sportisti i natyralizuar shqiptar, arriti të rrëmbejë vendin e parë.

Petrov grumbulloi 14.800 pikë duke lënë pas Abdulla Azimov të Uzbekistanit dhe Artur Davtyan të Armenisë. Kështu, arrin të mbledhë pikë kualifikuese për Lojërat Olimpike, “Paris 2024”.