RTSH Sport Live

Shkëlqim Muça: Duhet kujdes, të mos pësojmë gol

  • 18/11/2020
  • |
  • Kombëtarja
Shkëlqim Muça: Duhet kujdes, të mos pësojmë gol

Shkëlqim Muça është skeptik përsa i përket lojës së kuqezinjve, por për sfidën e sotme beson se e vetmja gjë që vlen është fitorja. Në një lidhje direkte me emisionin “Ëndër Kuq e Zi” në RTSH, Muça ka deklaruar: “Duhet të tregohemi të kujdesshëm në lojë, të mos pësojmë gol”.

“Fizikisht nuk jemi më mirë se kundërshtari, fusha nuk është e favorshme për të bërë lojën tonë, kështu që duhet të tregojmë shpirt gare. Lojtarët duhet të përpiqen të fitojnë dyluftimet me kundërshtarin me çdo kusht”.

“Përsa i përket nivelit të lojës unë jam skeptik. Nuk besoj se mund të shikojmë atë lojën që të gjithë ne dëshirojmë, por gjithsesi në këto moment ajo që ka vlerë është rezultati, duhet të fitojmë”.