Shkëlqim Muça, në një prononcim në “Ëndërr Kuq e Zi” në RTSH, ka theksuar se dhe një barazim në sfidën e sotme kundër Polonisë është një rezultat pozitiv. “Patjetër, që një barazim në sfidën e sotme do të ishte një rezultat pozitiv. Por unë e kam thënë edhe më parë, Kombëtarja e ka arritur objektivin e saj, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në këto ndeshje, ka fituar publikun”.
“Është krijuar një atmosferë e tillë, që tifozët kërkojnë gjithnjë e më shumë. Njerëzit presin gjithmonë më të mirën. Skuadra duhet të kënaqë tifozët sonte, të paktën të mos dalë me humbje. Por nuk duhet të harrojmë se përballë kemi një kundërshtar të fortë, të trija rezultatet janë në lojë. Le të shpresojmë për më të mirën”.