RTSH Sport Live

Shkëndija fiton dhe ruan kreun, ngjitet Shkupi

  • 02/12/2020
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Shkëndija fiton dhe ruan kreun, ngjitet Shkupi

Shkëndija e Tetovës ka arritur një fitore bindëse në javën e 14-të të kampionatit në Maqedoninë e Veriut, duke mundur Makedonija GP me rezultatin e thellë 5-0. Ishte ky një duel direkt për kreun dhe skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka ka bindur në çdo drejtim, duke blinduar vendin e parë. Dy barazime radhazi, që janë pasuar nga kjo fitore e thellë, duke u ngjitur në kuotën e 30 pikëve, një diferencë prej dy pikësh me skuadrën e Shkupit, që pas fitores 3-1 në shtëpi përballë Belasica, është ngjitur në vendin e dytë në kuotën e 28 pikëve.

Trajneri i Shkëndijës, Ernest Gjoka është shprehur pas ndeshjes: “Mendoj se sot ishte dita që skuadra të kthehej te fitorja pasi që e kemi vuajtur mungesën e fitoreve edhe pse ndeshjet kanë qenë shumë të forta dhe skuadra për mendimin tim ka kërkuar të bëjë më të mirën. Por sot ishte ajo që ne mezi prisnim për të sjellë fitoren e rradhës ndaj një kundërshtari shumë të fortë e që kishte javë që po bënte shumë mirë në kampionat.”

“Sigurisht se kjo është Shkëndija që po kërkojmë, por është lodhje e madhe për të arritur të bëjmë çdo herë të njëjtën gjë që bëmë sot. Por po përpiqemi që si filozofi të jetë e njejtë, megjithatë ndonjëherë bëhet ndeshje e vështirë, mungesë fati, ndonjëherë edhe për meritë të kundërshtarit na vështirësohen daljet tona në sulm. Por skuadra po mungohet të posedojë topin, kërkojmë të bëjmë tranzicionin nga faza e mbrojtjes në sulm. Sot jam i kënaqur nga të gjithë dhe nga fakti që gjithë në fazën e sulmit shënuan gol.”

 “Kur shënon komplet faza e sulmit kjo tregon se ne e kemi potencialin. Është thjeshtë një çështje psikologjike e një ndeshje apo një çështje e një situatë kur nuk të del mundësia. Por unë mendoj se Shkëndija e ka potencialin edhe pse kishim sot dy mungesa të rëndësishme (Alimi dhe Ahmedi), por skuadra ka treguar karakter, atë që treguam në pjesën e dytë me Strugën. Po vazhduam me këtë impenjim dhe përqendrim, pavarësisht nga kundërshtarët që do kemi, pavarësisht nga gjithçka tjetër, unë mendoj se do të jemi në rrugë të mbarë. Jo se nuk jemi në rrugë të mbarë, ne mendoj se po bëjmë një kampionat mjaft të mirë. Sigurisht se gjithë kërkojnë vetëm fitore, por futbolli prandaj është i bukur sepse ti mund të kërkosh çdo herë fitoren, por jo gjithmon arrin qëllimin. Por mendoj se Shkëndija është në rrugë të mbarë dhe hap pas hapi jemi duke u treguar të kujdesshëm, të fitojmë ndeshjet dhe të vazhdojmë të jemi në krye të tabelës”.

REZULTATET

Akademija Pandev – Renova 0-1

Borec-Struga Trim&Lum 2-1

Rabotniçki-Pelister 1-0

Shkëndija-Makedonija 5-0

Shkupi-Belasica 3-1

Sileks-Varadar 1-0

RENDITJA

  POZ EKIPI NL F B H GSH DG P  
  1 Shkëndija 14 8 6 0 31 11 30  
  2 Shkupi 14 8 4 2 23 13 28  
  3 Maked. GP 14 8 2 4 22 17 26  
  4 Borec 14 6 4 4 16 14 22  
  5 Sileks 14 6 2 6 24 18 20  
  6 Struga 14 5 5 4 15 12 20  
  7 Vardar 14 5 4 5 18 21 19  
  8 Rabotniçki 14 3 8 3 16 16 17  
  9 Renova 14 3 5 6 15 20 14  
  10 Pelister 14 2 6 6 11 17 12