RTSH Sport Live

Shkëndija në raundin e tretë, Drita eliminohet

  • 28/07/2022
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Shkëndija në raundin e tretë, Drita eliminohet
Skuadra tetovare ka eliminuar Valmerias, ndërsa gjilanasit janë mundur 2-0 nga belgët e Antwerp

Shkëndija e Tetovës ka arritur një fitore 3-1 ndaj Valmerias(rezultati i përgjithshëm 5-2) duke siguruar kështu kualifikimin për në raundin e tretë të Conference League. Skuadra tetovare ka arritur të zhbllokojë sfidën që në minutën e 11-të me anë të Bejtullait, por skuadra letoneze arriti të vendosë barazpeshën në minutën e 25-të me anë të Murata. Doriev në minutën e 33-të riktheu avantazhin, ndërsa Ramadani në minutën e 85-të mbylli të gjitha llogaritë. Në raundin e tretë Shkëndija do të përballët me skuadrën suedeze të AIK.

Drita e Gjilanit është eliminuar nga Conference League pas humbjes 0-2 të pësuar në shtëpi përballë skuadrës belge të Antwerp. Pas një pjese të parë pa gola, sfida u zhbllokua në minutën e 53-të nga Lindrit Krasniqi, ndërsa goli i dytë u shënua nga Balikwisha.