RTSH Sport Live

Shkëndija nuk di të shënojë, mundet në ndeshjen e parë

  • 06/07/2021
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Shkëndija nuk di të shënojë, mundet në ndeshjen e parë
Skuadra Gjokës dominoi në lojë, por… humbi një 11-metërsh dhe pësoi gol po me 11-metërsh

Shkëndija e Tetovës është mundur 1-0 në shtëpi, në ndeshjen e parë kundër sllovenëve të Mura, e vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Formacioni i trajnerit, Ernest Gjoka ka dominuar në çdo drejtim në fushën e lojës, por është goditur nga një penallti në minutën e 28-të, ekzekutuar saktësisht nga Bobicanec. Volumi i lojës zhvilluar nga tetovarët është shpërblyer me një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë.

Kur të gjithë prisnin golin e barazimit, Ibraimi ka bërë më të vështirën duke goditur jashtë. Edhe në pjesën e dytë, të besuarit e trajnerit Gjoka kanë provuar me të gjitha mënyrat, duke qënë dominues në fushën e lojës, por nuk ia kanë dalë mbanë që të gjejnë rrugën e rrjetës. Është mbyllur 1-0 për kampionen e Sllovenisë, që shkon e qetë në ndeshjen e kthimit në shtëpi.