Futbolli në Maqedoninë e Veriut vazhdon të flasë shqip, teksa është një tjetër skuadër me bazë shqiptare, ajo e Shkupit, që ka marrë stafetën e suksesit nga Shkëndija e Tetovës. Është Shkupi ka bërë edhe një hap të madh drejt titullit “kampion”, teksa mposhti të dielën në shtëpi Borecin me rezultatin 3-1, në takimin e vlefshëm për javën e 27-të të nivelit më të lartë të kampionatit të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Në fakt, skuadra kryeqytetase i ka bërë të gjitha vetë në këtë ndeshje, duke shënuar dy herë në pjesën e parë, një herë në atë kundërshtare dhe një herë në atë të vetën, me të njëjtin autor, Seghorin.
Në barazim 1-1 do të mbyllen 45 minutat e para, por, në ato të dytat, Shkupi shënoi edhe dy herë të tjera, me Adetunjin dhe Margvelashvilin, duke siguruar një fitore me shifrat 3-1. Me këtë fitore, Shkupi ka përforcuar pozitat në vendin e parë të renditjes, me 65 pikë, ndërsa në vendin e dytë është Shkëndija e Tetovës me 52 pikë. Shkëndija barazoi të dielën me skuadrën tjetër shqiptare, Renovën, me shifrat 1-1, ndërsa fitore korri edhe skuadra tjetër shqiptar, Struga, që mundi 1-0 Skopjen.
Shkëndija e ndan tashmë vendin e dytë dhe të 3-të me Akademinë Pandev, Renova është në vendin e 5-të, me 38 pikë, kurse Struga është në vendin e 8-të me 36 pikë. Kur kanë mbetur edhe 6 javë deri në përfundim të sezonit, Shkupit i duhet vetëm një fitore për t’u shpallur edhe matematikisht “kampion”,
Sunday 10/04/2022
FT Rabotnički 1 - 0 Tikveš
FT Struga 1 - 0 Skopje
FT Shkupi 3 - 1 Borec
FT Akademija Pandev 2 - 0 Pelister
FT Shkendija 1 - 1 Renova
FT Makedonija GjP 1 - 1 Bregalnica Štip
# Team MP Ë D L F A P
1 Shkupi 27 20 5 2 58 16 65
2 Shkendija 27 14 10 3 42 19 52
3 Akademija Pandev 27 15 7 5 46 24 52
4 Makedonija GjP 27 15 5 7 40 35 50
5 Renova 27 9 11 7 33 24 38
6 Bregalnica Štip 27 10 8 9 38 39 38
7 Rabotnički 27 11 4 12 24 28 37
8 Struga 27 9 9 9 23 28 36
9 Skopje 27 6 8 13 17 37 26
10 Tikveš 27 6 6 15 26 33 24
11 Borec 27 3 6 18 19 52 15
12 Pelister 27 1 7 19 10 41 10