"Agnelli, Laporta dhe sidomos Perez të zgjohen, madje edhe Infantino nuk u soll mirë. Nëse UEFA sanksionon spanjollët, unë do të mbështes vendimin. Askush nuk është i domosdoshëm”. Numri një në La Liga, Javier Tebas është shumë i ashpër për ata që janë përgjegjës për krijimin e Superleague dhe nuk kursen asnjë kritikë, edhe ndaj klubeve spanjolle. "Superleague shkon kundër meritokracisë dhe për këtë arsye përfaqëson një rrezik të madh, diçka që nuk mund ta lejojmë. Është një sulm kundër themeleve të sportit - tha ai - dhe kundër asaj që është themelore, motor i tifozëve dhe klubeve. Dhe është një sulm kundër stabilitetit ekonomik, sepse parashikon vetëm interesin e disave dhe qëllimi i tij është të zbrazë ligat kombëtare".
Uefa ka hapur procedim kundër Juventus, Real Madrid dhe Barcelonës, për një shkelje të mundshme të kodit ligjor. "Nëse ata luajnë Ligën e Kampionëve, ne do të jemi të lumtur, por duhet të merrni përgjegjësinë për veprimet tuaja. Ju nuk mund të bëni një grusht shteti dhe pastaj të bëni sikur asgjë nuk ka ndodhur”. Tebas është si një lumë që përmbyt: “Nëse UEFA vendos të sanksionojë tre klubet, unë do të mbështes vendimin, edhe nëse dy nga klubet janë spanjolle. Ne si La Liga nuk do të mbrojmë asnjë skuadër spanjolle të sanksionuar”.
“ Faktet nuk kanë lidhje me nacionalitetin. Nëse UEFA ka një marrëveshje ligjore për t'i sanksionuar ata, La Liga nuk do të thotë asgjë. Do të mbrojnë shumicën e klubeve, jo një ose dy”. Për numrin një në futbollin spanjoll, gara më e lartë europiane mund të bëjë edhe pa klube prestigjioze. "Liga e Kampionëve është e gatshme vazhdojë, edhe nëse Real Madrid, Barcelona dhe Juventus nuk do të jenë mes pjesëmarrësve në këtë kompeticion. Manchester nuk ka qenë në Champions League për pesë vjet, Milani mungon prej kohësh. Askush nuk është thelbësor në Europë”.