RTSH Sport Live

Short ferri për të “mbijetuarit”

  • 19/07/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Short ferri për të “mbijetuarit”
Mësohen kundërshtarët e skuadrave shqiptare në rast kualifikimi në Ligën e Konferencës

Në prag të ndeshjeve të para, të vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës, skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e radhës në rast kualifikimi për në raundin e tretë të këtij kompeticioni. Përveç Teutës, Partizanit, Laçit e Vllaznisë, shpresojnë për më tej dhe Prishtina, Drita, Shkëndija e Shkupi.

Përsa i përket skuadrave të Superligës, shorti nuk është treguar bujar me Laçin. Kurbinasit, në rast se arrijnë të eliminojnë rumunët e Kraiovës, do të gjejnë në turin e tretë gjigandët e Anderleht. Këta të fundit, gjithsesi kanë humbur diçka nga dominimi absolute në kampionatin belg. Skuadra e drejtuar nga legjenda Vinsent Kompani u rendit e treta në sezonin e fundit, ndërsa nuk arrijnë tek titulli që prej sezonit 2016-2017, diçka e rrallë për këtë klub.

Short i vështirë dhe për kampionët e Teutës, të cilët nëse kualifikohen përballë modestëve nga Andorra të Inter Klab Eskaldes, do të përballen me skuadrën e njohur irlandeze, Shamrok Rovers.

Disi më i favorizuar Partizani, që gjithsesi fillimisht duhet të bëjë llogaritë me një kundërshtar të vështirë siç është Bazeli. E nëse eliminon zviceranët, atëherë do të sfidojë fituesin e duelit mes hungarezëve të Ujpest dhe skuadrës nga Lihtenshtejni, Vaduz.

Vllaznia ndërkohë nëse ia del të kualifikohet përballë qipriotëve të Limasol, do të gjejë përballë fituesen e duelit mes Karabak dhe izraelitëve të Ashdod. Gjigandët azer, pas shtatë titujve radhazi, në sezonin e fundit nuk arritën të fitonin trofeun.

Turi i tretë

Shamrok Rovers  vs Inter Club d’Escaldes (AND) / Teuta (ALB)

Riga FC (LVA) / Shkëndija (MKD) vs Folgore (SMR) / Hibernians (MLT)

Prishtina (KOS) / Connah’s Quay Nomads (ËAL) vs Valur (ISL) / Bodø/Glimt (NOR)

Shkupi (MKD) / Santa Clara (POR) vs Olimpija Ljubljana (SVN) / Birkirkara (MLT)

Újpest (HUN) / Vaduz (LIE) vs Basel (SUI) / Partizani (ALB)

Luzern vs Drita (KOS) / Feyenoord (NED)

Limassol (CYP) / Vllaznia (ALB) vs Qarabağ (AZE) / Ashdod (ISR)

Universitatea Craiova (ROU) / Laçi (ALB) vs Anderlecht (BEL)