RTSH Sport Live

Shorti i Champions League: Gjigantët grekë presin Egnatian në turin e dytë

  • 19/06/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Shorti i Champions League: Gjigantët grekë presin Egnatian në turin e dytë

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti i turit të dytë kualifikues të Champions League. Egnatia, skuadra kampione e Shqipërisë, do të luajë kundër boshnjakëve të Borac Banja Luka në turin e parë.

Nëse skuadra rrogozhinase arrin që të kalojë me sukses këtë pengesë, atëherë në turin e dytë të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube do të ketë përballë grekët e PAOK-ut.

Egnatia luan për herë të parë në historinë e klubit në Champions dhe do të mundohet që të bëjë një paraqitje sa më dinjitoze në këtë event.