E pabesueshme ajo që ndodh me shortin e Champions League, gjithçka është anulluar. UEFA ka njoftuar se do të nisë gjithçka nga e para në orën 15:00. “Pas një problemi teknik – shpjegon Uefa – me softuerin e një ofruesi të jashtëm shërbimi që u tregon skuadrave të përzgjedhura se cilat skuadra mund të luajnë kundër njëra-tjetrës. Një gabim teknik ka ndodhur në shortin e 16-shes të UEFA Champions League. Si rezultat i kësaj, shorti është shpallur i pavlefshëm dhe do të rifillojë tërësisht në orën 15:00”.
Ishte Atletico Madridin që u ankua te UEFA, pasi në vazon si opsion për tu ndeshur ishte Liverpool dhe jo Manchester United. E qartë se gabimi ishte i madh dhe drejtuesit e organit më të lartë futbollistik në kontinentin e vjetër vendosën menjëherë të përsërisin nga e para shorteun e Champions League për fazën e 16-shes.