RTSH Sport Live

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

  • 21/02/2025
  • |
  • Conference League
Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’ të fundit ku edhe do të vendoset se cila do të jetë fituesja e trofeut të ri. Dy ekipet favorite kanë peshkuar rivale me emër.

Çelsi në rrugëtimin e saj do të ndeshet me ekipin e Kopenhagenit, i cili edhe pse ka humbur shkëlqimin e viteve të fundit përsëri njihet si njëra nga skuadrat me më shumë eksperiencë në kupat e Europës.

Pretendetja tjetër për të triumfuar në Poloni, Fiorentina ka si pengesë të radhës ekipin e Panathinaikos.

Faza e 1/8-ave

Real Betis - Vitória SC

Celje - Lugano

Borac - SK Rapid

Molde - Legia Varshavës

Jagiellonia - Sersle Bryzh

Panathinaikos - Fiorentina

Pafos - Djurgården

Kopenhagen - Çelsi