RTSH Sport Live

Shpërthimi i Florentino Perez: Mbape nuk ekziston, harrojeni

  • 29/05/2022
  • |
  • Futboll Bota
Shpërthimi i Florentino Perez: Mbape nuk ekziston, harrojeni
Presaidenti i Blancos harron në këtë mënyrë dështimin në blerjen e sulmuesit francez

Trofeu i 14-të i Champions i fituar nga Real Madrid, aq i bukur sa Florentino Perez mund të harrojë Kylian Mbape. “Sonte ai nuk ekziston, është harruar tashmë”. Fjalët e presidentit të madrilenëve pas trofeut të fituar në finale me Liverpool tingëellojnë si një revansh pas JO-së së sulmuesit francez, i cili pas shumë diskutimesh dhe premtimesh, vendosi të qëndrojë te PSG-ja.

Nëse Perez mbyll kapitullin Mbappe duke shtuar “ne patëm një sezon perfekt dhe do të vazhdojmë të punojmë për të rekrutuar lojtarët më të mirë”, nëna e kampionit francez përfiton nga triumfi i Realit për të ‘shpjeguar’, indirect, zgjedhjen e djalit të saj. Fayza Lamari në fakt i ka pëlqyer tëeet-it të një gazetari të L'Equipe, i cili në të 90-tën e finales në Paris, shkruante: "Pas një La Lige dhe një Champions League, çfarë mund të bënte Mbappé më shumë? Edhe të shënonte 70 gola nuk mund ta përmirësonte Realin. Tek PSG ai mund të shkruajë historinë, ndoshta që në sezonin e ardhshëm".