RTSH Sport Live

Shqipëri - Bjellorusi në RTSH! Nis gjithçka në orën 15.15

  • 18/11/2020
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëri - Bjellorusi në RTSH! Nis gjithçka në orën 15.15
Në studion e RTSH Sport sot është i ftuar Erjon Bogdani

Shqipëria luan sot ndeshjen e fundit dhe atë që cilësohet si finale në Grupin 4 të Ligës C. Përballë do të jetë Bjellorusia e cila mban kreun e grupit dhe kombëtarja në rast suksesi arrin vendin e parë në grup, duke plotësuar edhe objektivin. Natyrisht që mungesa e Hysajt do të jetë një minus i madh për teknikun Reja dhe ekipin tonë, por Shqipëria sërish i ka mundësitë të kalojë kundërshtarët e sotëm. Bjellorusia mban vendin e 90 në rank-listën e FIFA-s, ndërkohë që Shqipëria ka zbritur në vendin e 69.

RTSH Sport ka përgatitur emisionin “Ëndërr Kuq e Zi” i cili zhvillohet në ambjentet e “Arenës Kombëtare” dhe që do të jap çdo informacion të fundit që vjen nga kampi i Kombëtares. Sot në RTSH Sport është i ftuar Erjon Bogdani, ish-sulmuesi i shquar i Shqipërisë, i cili mund të hedh dritë edhe mbi vizitën e italianit Camolese në Shqipëri.