RTSH Sport Live

Shqipëri-Islandë, publikohen formacionet

  • 27/09/2022
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëri-Islandë, publikohen formacionet
Kuqezinjtë në ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve

Kombëtarja kuqezi luan sot ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, përballë është Islanda. Gjithçka është e përcaktuar, një sfidë për statistikë, kuqezinjtë ndodhen në vendin e fundit në grup, me një barazim dhe dy humbje. Ndërkohë janë publikuar dhe formacionet që do të zbresin që nga minuta e parë në fushë. Reja ka bërë shumë ndryshime për këtë sfidë duke ulur në stol emra si Hysaj, Broja, Laçi apo Asllani, që ishin titullarë në ndeshjen me Izraelin. Në vend të tyre janë Uzuni, Bajrami, Lenjani apo Ramadani.

SHQIPËRI-ISLANDË

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Veseli, Gjasula, Lenjani, Ramadani, Abrashi, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi. Trajner: Edi Reja

ISLANDA: Runarson, Gunarson, Magnuson, Olfson, Palson, Helgason, Bjarnason, Johaneson, A. Sigurdson, Finbogason, Torsteinson. Trajner: Arnor Tor Vidarson