RTSH Sport Live

Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi, turne tresh në Padel

  • 19/09/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi, turne tresh në Padel
Alessandro Pallini, administratori i Albania Padel Group, kërkon shtrirjen në të gjithë Ballkanin

Shqipëri – Kosovë – Mali i Zi. Kjo është treshja, që është bashkuar në turneun e Padelit, i cili të hënën ka nisur në Stërmas, kjo në kompleksin e Albania Padel Group. Janë 40 sportistë, të cilët do të konkurrojnë deri më 22 shtator, ndërsa administratori i Albania Padel Group, Alessandro Pallini, tregon dhe rëndësinë e aktivitetit për RTSH Sport.

 “Për ne është shumë e rëndësishme që kemi vazhdimësi të aktiviteteve. Ne kemi shumë respekt për Kosovën. Madje raportet me ta i kemi shumë të mira dhe ideja është që të arrijmë ta përhapim Padelin në të gjithë Ballkanin. Besoj se ky aktivitet do të jetë i suksesshëm”.

Por a mund të bëhet ky turne edhe në Prishtinë?

 “Është që do ta kërkojmë një aktivitet të tillë edhe në Prishtinë. Në tetor ne do të jemi atje në mënyrë që lojtarët e Kosovës të marrin eksperiencë për re. Është një ide që sapo ka nisur dhe duam ta rrisim më tej”.

E ndërkohë Palini ka folur dhe për bashkëpunimin e Malin e Zi.

 “Mali i Zi është një piacë e rëndësishme për padelin. Kemi folur dhe me ta e mendoj që do të jemi ne pionerët e zhvillimit të padelit në Ballkan e më gjerë. Janë të gjitha mundësitë e zhvillimit dhe forcimit të bashkëpunimit”.

Përtej këtyre turneve, Albania Padel Group tanimë ka ngritur dhe Akademinë e saj me fëmijë nga 5-9 vjeç, ndërsa gjithçka ecën përpara.