RTSH Sport Live

Shqipëria, atmosferë pozitive dhe grup i plotë

  • 21/03/2023
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëria, atmosferë pozitive dhe grup i plotë
Në dyshim mbetet porta për Sylvinho-n, kuqezinjtë zhvillojnë dy seanca stërvitore ditën e martë

Dita e parë e stëvritjes të hënën pasdite më tepër se një stërvitje  e plotë ishte një prezantim me teknikun Brazilian Sylvinho së bashku me grupin.

Dita e dytë rrezervon dy seanca stërvitore për ekipin kuq e zi. E para filloi me ushtrime izometrike në palestër dhe më vonë pjesë pjesë iu bashkuan grupit të plotë nën urdhërat e Sylvinho-s duke kryer stërvitje me ngarkesë të plotë. Edhe seanca stërvitore e pasdites  përmban të njëjtën ngarekesë fizike.

Ajo që evidentohet qartazi është se Sylvinjo këkron të njohë sa më mirë skuadrën duke gjetur mënyra të ndryshme në fushën e lojës dhe jo vetëm . Fakti që nuk ka zhvilluar sfida miqësore për t’i parë lojtarët në fushën e lojës ia veshtireson paksa sitauatën  megjithatë edhe në konferencën e shtypit braziliani u shpreh se këtë kohë do ta rikuperojë për të njohur nga afer lojtarët e tj.

Seancën stërvitore më herët e kanë nisur portierët për të marrë ndoshta nagrkesë më të madhe. Porta mbetet ende në dyshim nga Silvinjo sepse Berisha dhe Strakosha nuk kanë luajtur fare e ndërsa nga ana tjetër Kastrati po kalon një formë shumë të mirë por nuk ka eksperiencën e duhur për një sfidë komëetareje megjithatë do të vendosët në ditët në vijim.

Silvynho dhe stafi i tij teknik i përbërë nga argjeninasi Zabaleta dhe Doriva së bashku me Salihin i cili u konfirmua se do të jetë pjesë edhe e stafit të brazilianit do të jenë së bashku gati për sfidën në Varshavë të Polonisë, e ndërsa Bulku për shkak të angazhimeve me ekipin U-17 nuk do të jetë prezeny për këtë sfidë.

Seanca stërvitore ka qenë e hapur 15 minuta për mediat e ndërsa ajo e rradhës pas ditës së sotme do të jetë ditën e mërkurë në oren 16:00. S.M.