RTSH Sport Live

Shqipëria dhe Kosova, në takimin Olimpik Rajonal

  • 02/10/2021
  • |
  • Sporte të tjera
Shqipëria dhe Kosova, në takimin Olimpik Rajonal
Përfaqësuesit e KOKSH-it dhe KOK-ut, pjesëmarrës në forumin e Podgoricës në Mal të Zi

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gerti Shima, por edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti, Milaim Kelmendi, morën pjesë në takimin e Komiteteve Olimpike të Rajonit, të mbajtur në Podgoricë të Malit të Zi përgjatë dyditëshit 30 shtator-1 tetor 2021.

Aty, ata janë janë takuar me drejtuesit e Komiteteve Olimpike të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës e Hercegovinës dhe Serbisë. Krerët e Lëvizjes Olimpike  diskutuan për bashkëpunimin rajonal, si dhe projekte të ndryshme siç janë shkëmbimi i njohurive, edukimi etj. Një tjetër temë diskutimi ishte bashkërendimi i kërkesave të Komitete Olimpike të Rajonit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Shoqatën e Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Komitetin Olimpik të Evropës (EOC), Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), etj.

Projektet në Erasmus Plus dhe fondeve tjera evropiane, ku Kosova dhe Shqipëria kanë aplikuar bashkë me shtete tjera të rajonit, ishte temë që po ashtu u diskutua nga të pranishmit. Duke parë bashkëbisedimet e frytshme të dala nga ky takim, palët u ranë dakord që në të ardhmen takime të tilla të shpeshtohen dhe të mbahen edhe në vendet tjera të rajonit.