RTSH Sport Live

Shqipëria, disfata nuk ka kufi

  • 26/07/2023
  • |
  • Basketboll
Shqipëria, disfata nuk ka kufi
Sllovakia na mund me 23 pikë diferencë në ndeshjen e dytë të EURO 2025

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka pësuar humbjen e dytë në para kualifikueset e Kampionatit Europian 2025, teksa pasditen e së mërkurës është mundur në transfertë nga Sllovakia, 63-86.

Pas një periode të parë të ekuilibruar, të cilën skuadra vendëse e ka fituar me tre pikë diferencë, 30-27, kuqezinjtë nuk shfaqen në nivelin e tyre të pritshëm. 16-10 perioda e dytë për Sllovakinë, që në pushim ka kryesuar 46-37. Edhe pas periodës së tretë gjendja e skuadrës sonë nuk ndryshon. Përkundrazi Sllovakia vazhdon të thellojë.

19-3 perioda e tretë dhe totali i rezultatit shkon në 65-40. Vetëm e fundit është për skuadrën tonë, por që nuk e shmang humbjen. 21-23 dhe përfundimisht 86-63 për Sllovakinë.

Lojtari më i mirë i Shqipërisë, Enea Dusha me 19 pikë të shënuara, 4 kapje topi në tabelë, 1 asist, 4 rrëmbime të topit në aksion e sipër të kundërshtarit. Ndeshja e radhës për Shqipërinë do të jetë në transfertë ndaj Rumanisë më 29 korrik për ta mbyllur të gjithë këtë fushatë me përballjen ndaj Sllovakisë në fushën tonë më 5 gusht.