RTSH Sport Live

Shqipëria, disfatë turpëruese në Mersin

  • 25/11/2022
  • |
  • Basketboll
Shqipëria, disfatë turpëruese në Mersin
Vajzat e koshit munden nga Turqia me 96 pikë diferencë në kualifikueset e Europianit

Shqipëria në basketboll për femra ka pësuar humbjen e katërt në kualifikueset e Kampionatit Europian 2023. Një tjetër humbje e thellë dhe disfatë tronditëse, çfarë vazhdon të tregojë nivelin inferior të koshit të vajzave në vend. Pikërisht në Mersin, të enjten, Turqia ka fituar me 96 pikë diferencë ndaj Shqipërisë, 140-44. Që në periodën e parë, Turqia ka dominuar, teksa ka fituar 35-10. 39-6 perioda e dytë për Turqinë dhe në pushim shkohet në dhomat e zhveshjes në shifrat 74-16. E treta 33-13, që thellon rezultatin 107-29. Dhe e fundit 33-15, që vulos rezultatin 140-44.

Lojtarja më e mirë e Shqipërisë, Ornela Lalaj, me 6 pikë rë shënuara, 9 kapje topi në tabelë, 2 asiste, 1 rrëmbim topi në aksion e sipër dhe 1 bllok. Ndërkohë Lugaj ka shënuar 9 pikë, Baraj 6 pikë, Memushi 2 pikë, Palko 2 pikë, Dishnica 7 pikë, Verri 6 pikë, Qosja 4 pikë dhe Mala 2 pikë. Këto ishin lojtarët, të cilët plotësuar 44 pikët e Shqipërisë, e cila të dielën pret Poloninë në ora 17:00 dhe në shkurt mbyll ciklin e këtyre kualifikueseve, të cilat mbesin gjithnjë me humbje katastrofike.