Tetori i vitit 2021 ishte një muaj i ngarkuar në futbollin ndërkombëtar, me kualifikueset për Kupën e Botës, “Katar 2022”, miqësoret dhe raundin e fundit të Ligës së Kombeve të UEFA-s, të gjitha në axhendë. Janë luajtur gjithsej 160 ndeshje, ndikimi i të cilave mund të shihet në renditjen botërore të FIFA-s.
Përsa i përket përfaqësueses kuqezi në këtë renditje, ka një ngjitje me tre pozicione: nga vendi i 66-të në atë të 63-të. Dy fitoret me Hungarinë dhe një me San Marinon kanë patur ndikimin e tyre në këtë klasifikim.
Në Top 10 në këtë renditje, vendin e parë e mban Belgjika, ndekur nga Brazili dhe Franca. Italia është e pozicionuar në vendin e katërt, ndjekur nga Argjentina dhe Spanja. Portugalia, Meksika dhe Danimarka kompletojnë dhjetëshen.