RTSH Sport Live

Shqipëria, fituese e turneut “Ada Bojana 2022”

  • 21/06/2022
  • |
  • Të tjera
Shqipëria, fituese e turneut “Ada Bojana 2022”
Gazetarët sportiv shkodran mbi kolegët e tyre të Ballkanit në Ulqin

Gazetarët sportiv të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut ishin pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar “Ada Bojana 2022”, që për dy ditë u zhvillua në Ulqin. Shqipëria, e cila përfaqësohej me gazetarët shkodranë, në ditën e parë mundin Bosnje-Hercegovinën, 3-1, kurse Mali i Zi fitoi ndaj Serbisë, 5-2. Bosnja më pas u rendit e treta duke mundur Serbinë, kurse në finalen e madhe Shqipëria mundi Malin e Zi, 5-0. Shqipëria ishte fituese e turneut, kurse Misho Çausheviç, drejtuesi i Qendrës së Futbollit “Çausheviç” në Ulqin, ka vlerësuar aktivitetin.

Pjesë e aktivitetit dyditor të zhvilluar në Ada Bojana ishte edhe seminari “Turizmi sportiv në Mal të Zi” në të cilin morëI pjesë edhe Ministri i sportit i Malit të Zi, Vasilije Lalosheviç

 “Mendoj se aktivitete të tilla shërbejnë për të afruar sa më shumë vendet përkatëse si dhe gazetarët sportivë me njëri-tjetrin. Ballkani i hapur do të jetë një mundësi më shumë për të shtuar bashkëpunimet mes njëri-tjetrit. Personalisht si Ministër i Sporteve  jam shumë i interesuar që bashkëpunimi me vendet ballkanike në fushën e sportit të jetë sa më i afërt”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm