RTSH Sport Live

Shqipëria, fund me humbje në parakualifikuese

  • 04/07/2022
  • |
  • Basketboll
Shqipëria, fund me humbje në parakualifikuese
Trajneri i kuqezinjve, Afrim Bilali, e sheh me të ardhme brezin e rinj të lojtarëve

Shqipëria në basketboll për meshkuj i ka mbyllur me humbje parakualifikueset e Kampionatit Europian 2025. Pikërisht të dielën në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga”, Xhafzotaj, kuqezinjtë e drejtuar nga Afrim Bilali janë mundur nga Rumania, 62-76. Një ndeshje, që erdhi drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, zhvilluar në kushtet e një të nxehti të madh, por që në fund ka lënë një shihje të mirë për teknikun kuqezi. Ja dhe analiza e tij e pasndeshjes.

“Lojtarët kanë luajtur në kushte të vështira gjatë gjithë javës, se kjo atmosferë ka qënë gjatë gjithë javës. Për shkak të këtyre kushteve na janë dëmtuar disa lojtarë. Duke u rikthyer tek ndeshja, Rumania luajti më mirë, ne bëmë gabimet tona. Si të thuash, ia dhuruam fitoren Rumanisë. E përgjithshmja për ekipin, unë jam i kënaqur, sepse siç shihet çdo herë po fitojmë lojtarë të rinj, po rinovohet Kombëtarja”.

Tek kuqezinjtë kanë munguar Dallas Mur, Hysenagolli dhe një sërë lojtarësh të tjerë të ashtuquajtur “veteran”. Mirëpo tanimë po vjen një brez lojtarësh të rinj për kuqezinjtë, të cilët shumë shpejt do ta thonë më mirë fjalën e tyre në parket. Për këtë është i bindur dhe i pari i bankinës kuqezi.

“Padyshim që nuk jemi të varur, kjo është ajo që kemi parë. Tranzicioni, zëvendësimi i të rriturve me lojtarë të rinj. Sot performon Prodani, Hajdari, Bedini, Hysaj, i cili luan si një lojtar me eksperiencë, ndihmon ekipin në sulm dhe në mbrojtje. Kemi fituar lojtarë të rinj, të cilët për mendimin tim janë e ardhmja e Shqipërisë”.

E për të parin e pankinës kuqezi është shumë pozitive për kombëtaren e djemve që kampionati vendës po prodhon lojtarë.

“Këta lojtarë që luajnë në Shqipëri kontribuojnë dhe për ekipin kombëtar. Mund të luash me Kamzën, me Teutën, me Vllazninë, mund të jeshë me ekipin e gjashtë në renditje, nëse këtu jep atë që kërkoj, do luash, do të jepet vendi, ama do të duhet të luftosh ta fitosh atë vend”.

Tanimë vera do të jetë për kombëtaret e moshave U-20 djem e vajza, U-18 djem dhe vajza e U-16 djem e vajza, të cilët do të performojnë në Kampionatet Europiane duke nisur nga 9 korriku.