RTSH Sport Live

Shqipëria, humbja nuk ka fund

  • 05/08/2023
  • |
  • Basketboll
Shqipëria, humbja nuk ka fund
Dorëzohet dhe përpara Sllovakisë dhe fitorja duket e largët për kuqezinjtë

Shqipëria në basketboll për meshkuj e ka humbur dhe ndeshjen e fundit në para kualifikueset e Kampionatit Europian 2025. Pikërisht në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga”, Xhafzotaj, kuqezinjtë e Antonios Doukas janë dorëzuar ndaj Sllovakisë në shifrat 64-89.

Një ndeshje që ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, kurse Shqipëria ka bërë një periodë të parë të mirë, të cilën e ka fituar 21-15. Madje në të dytën deri në 24-23 e pas dëmtimi të Daniel Lekndreajt gjithçka është shkërmoqur. 13-26 perioda e dytë për Sllovakinë, që në pushim ka kryesuar 34-41. Sllovakët e mbajnë ritmin e lartë të lojës. Fitojnë periodën e tretë 15-26 dhe kanë thelluar në 49-69. E fundit 15-20 për to dhe përfundimisht 64-89.

Lojtari më i mirë i Shqipërisë Endrit Hysenagolli me 12 pikë të shënuara, 6 kapje topi në tabelë, 2 asiste dhe 2 rrëmbime të topit në aksion e sipër. Por ajo që mbetet është humbja dhe dështimi edhe në këtë paraqitje ndërkombëtare, kurse fitorja është një ëndërr e largët.