RTSH Sport Live

Shqipëria, humbje me 40 pikë diferencë

  • 27/11/2020
  • |
  • Basketboll
Shqipëria, humbje  me 40 pikë diferencë
Kuqezinjtë mbajnë vendin e 3-të në grup duke lënë prapa Qipron

Shqipëria e basketbollit për meshkuj pësoi një humbje të thellë nga Bjellorusia. 90-50 ka shënuar tabela në fundin e ndeshjes që është zhvilluar në Portugali. Këto janë ndeshjet para-kualifikuese për Botërorin 2023 që Shqipëria po i luan në Porugali, sepse FIBA ka vendosur të ndryshojë formatin e ndeshjeve vajtje -ardhje për shkak të pandemisë. Në fakt duhet thënë që basketbolli në Shqipëri ka ndalur që në mars dhe kjo ishte ndeshja e parë zyrtare për shumicën e basketbollistëve shqiptarë për 6 muaj. Bjellorusia është skuadra që po kryeson Grupin A para-kualifikues, e ndjekur nga Portugalia, ekip me të cilin Shqipëria do të luaj të shtunën. Kuqezinjtë mbajnë vendin e 3-të në grup duke lënë prapa Qipron, të cilën e kemi mundur në një ndeshje emocionuese zhvilluar në shkurt të këtij viti.