RTSH Sport Live

Shqipëria mëson kundërshtarët e Euro-s

  • 21/08/2021
  • |
  • Basketboll
Shqipëria mëson kundërshtarët e Euro-s
Për femra përballë Turqisë, Sllovenisë e Polonisë, për meshkuj ndaj Rumanisë e Luksemburgut

Shqipëria në basketboll për femra e për meshkuj tanimë është gati për kualifikueset e radhës të Kampionatit Europian. Për femra bëhet fjalë për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023, kurse për meshkuj për parakualifikuese të Kampionatit Europian 2025. Vajzat do të jenë në grupin D, atje ku përballë do të kenë Turqinë, Poloninë dhe Slloveninë. Kurse meshkujt në grupin B me Rumaninë dhe Luksemburgun.

Për femra ndeshjet e para luhen më 11-14 nëntor, kurse për meshkuj 25-28 nëntor. Të gjitha do të jenë me ndeshje vajtje-ardhje, ndërsa shpresohet në një paraqitje dinjitoze, të paktën për meshkuj duke menduar që mund të kapet një kundërshtar si Luksemburgu. Gjithsesi tanimë njihen kundërshtarët dhe Shqipëria e koshit për të rritur e të rritura do të mund të bëjë më të mirën e saj.