Shqipëria mund përsëri Qipron dhe shkon në kuotën e 6 pikëve në Grupin E kualifikues për Evropianin e futbollit të femrave që do të zhvillohet në Angli vitin tjetër. Ndonëse pa trajnerin Grima në stol, vajzat kuqezi kanë mposhtur pastër 3-0, ekipin më të dobët të grupit, Qipron, të cilën e kishin mundur edhe në ndeshjen e kaluar. Ndeshja ka nisur me dominimin e Shqipërisë që konkretizohet në minutën e 18-të me golin e Jasharit. Qipriotet vazhdojnë të mbrohen edhe pse janë në disavantazh, por 10 minutat e fundit lodhja bën të vetëm dhe Shqipëria përfiton. Fillimisht akordohet një 11-metërsh në favor të vajzave kuqezi, për prekje të topit me dorë brenda zonës. Ajo që e merr përsipër është Megi Doçi, e cila dyfishon shifrat në 2-0. Gjatë festës së golit, Doçi ka një dedikim për shoqen e saj të ekipit tek Vllaznia, Bajraktari. Minutat e mbetura më shumë zhvillohen në zonën e Qipros. Minutën e 86, është Gjini që shënon golin e tretë të Shqipërisë, ndërkohë që në minutat shtesë Maksuti bën 4-0. Kjo ishte ndeshja e parafundit e Shqipërisë në Grupin E, tashmë pritet edhe ndeshja e fudnit në Portugali që zhvillohet në 1 dhjetor, por duke parë nivelin e kundërshtarëve vështirë të kërkohet një rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit.
Femra / Shqipëri 4 – 0 Qipro (Jashari 18, Doçi 80’P, Gjini 86’, Maksuti 91’)
Kualifikuese Angli Euro 2022, Grupi E
Stadiumi: Loro Boriçi
Kartona të verdhë: Rrahmani / Freda
Gjyqtare: Jelena Cvetković, Ivana Jovanovic, Aleksandra Stojanac, Milica Milovanovic(SRB)
Shqipëria: Rexhepi, Gjini(Metalla 90’), Rrahmani, Hila, Maliqi, Elezaj, Jashari(Levanaj 62’), Krasniqi(Curraj 62’), Franja, Doçi(Memija 90’), Bajramaj(Maksuti 83’). Trajner: Dritan Babamusta
Qipro: Ttakka, Siakalli, Zampa, Savva, Charalambuos, Solomou, Ioannou, Chrysostomou(Georgiou 61’, Taneva 81’) Papadopoulou(Aristodimou 72’), Violari, Freda. Trajner: Angelos Tsolakis
RENDITJA / GRUPI E
Skuadrat Nd. F. B H G.SH G.P +/- P
Finland 5 4 1 0 17 2 15 13
Portugal 4 3 1 0 6 1 5 10
Scotland 4 3 0 1 16 1 15 9
Albania 7 2 0 5 7 20 -13 6
Cyprus 6 0 0 6 0 22 -22 0