RTSH Sport Live

Shqipëria nuk e gjend dot fitoren, mbetet e fundit

  • 27/09/2022
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëria nuk e gjend dot fitoren, mbetet e fundit
Barazon 1-1 me Islandën 1-0 në “Arenën Kombëtare” dhe mbetet në fund të renditjes

Shqipëria është ndeshur të martën me Islandën në takimin e fundit në kuadër të grupit të dytë të Ligës B të Ligës së Kombeve të Evropës, takim ky që u luajt në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Ndeshja ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Reja, pasi Myrto Uzuni pengohet në një shpërthim drejt zonës kundërshtare dhe, pas konsultimit me Sistemin e Ndihmës-Gjyqtarit të Videos (VAR), gjyqtari spanjoll, Bengoeçea jep goditje të lirë dhe ndëshkon kapitenin islandez, Gunarson me karton të kuq si lojtari i fundit.

Loja në vijim do të flasë për kuqezinjtë, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga mbetja me një lojtar më pak e miqve dhe në minutën e 34-t, është Uzuni që harkon bukur në zonë për Ermir Lenjanin dhe ky i fundit godet saktë me kokë dhe përshëndet rrjetën, përtej përpjekjeve të portierit islandez. 10 minutat e mbetura të pjesës së parë do të vazhdojnë të flasin për Shqipërinë, që vazhdon të këmbëngulë në kërkim të një goli të dytë, që sidoqoftë nuk do të vijë, përtej 3 minutave shtesë.

Pjesa e dytë, ka parë Shqipërinë të administrojë epërsinë dhe përtej përpjekjeve për të gjetur një tjetër gol, do të jetë Islanda që do të gjejë golin e barazimit në minutën e 6-të shtesë me Anderson dhe merr vendin e dytë të renditjes së grupit të dytë, me 4 pikë të marra në po aq ndeshje, ndërsa Kombëtarja mbetet e fundit me vetëm dy pikë të marra.