RTSH Sport Live

Shqipëria, tjetër humbje në basketboll

  • 30/11/2020
  • |
  • Basketboll
Shqipëria, tjetër humbje në basketboll
Shqipëri – Portugali, 70-88 (16-22, 21-26, 25-21, 8-19)

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për meshkuj u mund 88-70 nga Portugalia në ndeshjen e vlefshme për fazën para-eliminatore të Botërorit 2023, ndeshje e luajtur në Portugali (kjo fazë e nëntorit 2020 u zhvillua me sistem grumbullimi). Shqipëria ndodhet në Grupin A, ku deri më tani, në 4 ndeshje, ka korrur një fitore dhe ka pësuar 3 humbje. Në grup janë edhe Qipro e Bjellorusia.

Ndeshja ndaj Portugalisë u dominua gjatë gjithë kohës nga rivalët tanë, që patën një epërsi të lehtë. Shqipëria fiton vetëm periodën e tretë, duke ngushtuar disi shifrat. Gjithsesi, në çerekun e fundit Portugalia shkëputet sërish e fiton me meritë 88-70. Dy ndeshjet e radhës së kombëtares kuqezi në këtë turne do të luhen në shkurt 2021.