RTSH Sport Live

Shqipëria U-15, grumbullim treditor

  • 26/09/2022
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëria U-15, grumbullim treditor
23 futbollistë të thirrur nga trajneri Armand Dama në provë para aktivitetit zyrtar

Shqipëria e moshës deri në 15 vjeç, e cila drejtohet nga Armand Dama, këtë të hënë ka nisur një grumbullim treditor më futbollistë të datëlindjes 2008. Tekniku kuqezi, Armand Dama, ka ftuar 23 futbollistë të kësaj grupmoshe, ku pjesa dërrmuese e tyre janë pjesë e ekipeve të moshave në kampionatin shqiptar, teksa spikasin edhe lojtarë që luajnë në Gjermani e Itali. Në këtë grumbullim që nis nga kjo e hënë në Durrës e që do të zgjasë tre ditë, të gjithë lojtarët që kanë marrë ftesën nga stafi i ekipit U-15 do të kenë mundësinë të zhvillojnë disa seanca stërvitore duke u përpjekur të tregojnë cilësitë e tyre.

Ky grumbullim i skuadrës U-15 vjen thuajse një muaj përpara se kuqezinjtë e kësaj grupmoshe të zbresin në fushë për të përfaqësuar Shqipërinë në turneun zyrtar të UEFA-s. Trajneri Dama do të ketë mundësinë të shohi nga afër këta lojtarë dhe më tej të vendosin edhe listën përfundimtare të futbollistëve shqiptarë, që do të jenë pjesë e këtij turneu. Të mërkurën, që do të jetë edhe dita e fundit e grumbullimit, është planifikuar të zhvillohet edhe një ndeshje miqësore me ekipin kombëtar U-16.