RTSH Sport Live

Shqipëria U-15 në turneun “Josip Katalinski Skija”

  • 18/05/2023
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëria U-15 në turneun “Josip Katalinski Skija”
Bosnje-Hercegovina dhe Arabia Saudite kundërshtarët e kuqezinjve të Armand Damës

Shqipëria e moshës deri në 15 vjeç, që drejtohët nga trajneri Armand Dama, do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Josip Katalinski Skija”, i cili zhvillohet më 23-26 maj në Bosnje-Hercegovinë. Në këtë turnë marrin pjesë Bosnje-Hercegovina si vend organizator, Arabia Saudite, Mali i Zi, si dhe ekipet e Sarajevës dhe të Beogradit për moshën deri në 15 vjeç. Skuadrat janë të ndara në dy grupe, ndërsa Shqipëria ndodhet në grupin A së bashku me Bosnje-Hercegovinën dhe Arabinë Saudite.

Ndeshja e parë e kuqezinjve do të jetë më 24 maj në ora 13:00 ndaj Bosnje-Hercegovinës. Kursë një ditë më vonë, në të njëjtën orë, Shqipëria do të jetë përballë Arabisë Saudite. Të dyja këto ndeshje luhen në Qendrën Stërvitore të ekipeve kombëtarë në Bosnje-Hercegovinë. Më 26 maj do të luhet më pas në ora 10:00 për vendet 5-6 dhe 3-4, kurse finalja e madhe e turneut në ora 15:00.

Kombëtarja do të grumbullohet në 19 maj në Durrës dhe të dielën e 21 majit do të niset drejt Bosnje-Hercegovinës. Për Shqipërinë U-15 kjo është një mundësi ideale për të matur forcat dhe për të parë të ardhmen e futbollistëve kuqezi.