RTSH Sport Live

Shqipëria U-16, tjetër humbje me Italinë

  • 26/01/2023
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëria U-16, tjetër humbje me Italinë
Kuqezinjtë e drejtuar nga Agron Kërçova janë mundur nga të kaltrit 0-3

Shqipëria e moshës deri në 16 vjeç, që drejtohet nga Agron Kërçova, e ka humbur dhe miqësoren e dytë me Italinë U-15, e cila është zhvilluar në kompleksin sportiv në Koverçiano. Sërisht e njëjta humbje 0-3, ndërsa golat e të kaltërve janë shënuar në pjesën e dytë. Shqipëria ka rezistuar për 78 minuta, ndërsa Italia ka kaluar në avantazh me anë të Lontanit. Më pas në të 83’, Kamarda ka kthyer në gol penalltinë e dhënë për vendësit. Dhe pas një minute Inaçio ka vulosur suksesin 3-0.  

Në këtë miqësore, Shqipëria ka luajtur me Kolgecajn, Çekrezin, Kovaçin, Marqeshin, Mihanën, K.Agollin, Kurtin, Boriçin, E.Agollin, Shegën dhe Tushin. Në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe Koçi, Gjoshi, Vogli, Vukaj, Begolli, Sheji, Ndoj, Kthupi, Gavelli, Nela, Zekaj. Shqipëria ka patur dhe momentet e saj të mira, por gjithsesi një tjetër humbje me Italinë. Kështu shkon në katër numri i ndeshjeve miqësore për Shqipërinë U-16, e cila ka një fitore dhe tre humbje. Në vazhdimësi do të ketë të tjera miqësore, sikurse edhe për përfaqësueset e tjera kuqezi.