RTSH Sport Live

Shqipëria U-18, starti me fitore

  • 02/08/2023
  • |
  • Basketboll
Shqipëria U-18, starti me fitore
Vajzat kuqezi mundin Kosovën dhe synojnë trofeun e kalimin në Divizionin B

Shqipëria në basketboll për vajza deri në 18 vjeç, që drejtohet nga Elona Hasanaj, e ka nisur me fitore pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Europian, Divizioni C, i cili është duke u zhvilluar në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga”, Xhafzotaj. Në ndeshjen e parë, Shqipëria pati përballë Kosovën, të cilën e mundi 63-45.

Perioda e parë është për vajzat kuqezi, të cilat kanë fituar 24-11. E dyta barazimi 10-10, por Shqipëria në pushim është në avantazh, 34-21. 13-13 e treta dhe në total 47-34. E fundit 16-11 për Shqipërinë, që në total ka fituar 63-45.

Lojtarja më e mirë e Shqipërisë, Brikena Mucenji me 24 pikë të shënuara, 10 kapje topi në tabelë, 2 asiste, 4 rrëmbime të topit në aksion e sipër të kundërshtarit. Ndeshja e radhës për Shqipërinë do të jetë përballë Moldavisë, kurse Kampionati Europian për moshën deri në 18 vjeç, Divizioni C, përfundon më 6 gusht.