RTSH Sport Live

Shqipëria U-18, tjetër fitore

  • 03/08/2023
  • |
  • Basketboll
Shqipëria U-18, tjetër fitore
Vajzat kuqezi mundin dhe Moldavinë dhe kryesojnë grupin B në Europian

Shqipëria e moshës deri në 18 vjeç në basketboll për vajza ka marrë fitoren e dytë në Kampionatin Europian, Divizioni C. Vajzat e Elona Hasanajt kanë fituar me Moldavinë me një difertën prej 38 pikësh, 82-44, në një ndeshje, të cilën e kanë dominuar nga fillimi deri në fund.

27-5 perioda e parë. 16-12 e dyta dhe në pushim Shqipëria ka kryesuar 43-17. 23-16 e treta, ndërsa vajzat kuqezi kanë thelluar në 66-33. E fundit 16-11 dhe në total 82-44. Lojtarja më e mirë e Shqipërisë së moshës deri në 18 vjeç në këtë ndeshje ishte Anisa Bokrina me 15 pikë të shënuara, 2 kapje topi në tabelë, 5 asiste, 6 rrëmbime të topit në aksion e sipër të kundërshtarit dhe një bllok.

Ndeshja e radhës për Shqipërinë, që do të thotë e fundit në grup, është me Armeninë dhe i gjithë aktiviteti përfundon më 6 gusht. Një performancë e mirë deri më tani që e bën Shqipërinë U-18 të mendojë dhe kalimin në Divizionin B.