RTSH Sport Live

Shqipëria U17, turne në Itali

  • 20/06/2021
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëria U17, turne në Itali
Kuqezinjtë e Ervin Bulkut do të vihen përballë Sllovenisë, Rusisë dhe Maqedonisë

Shqipëria e moshës deri në 17 vjeç, e cila drejtohet nga Ervin Bulku, do të jetë pjesëmarrëse në Turneun e Kombeve 2021, që zhvillohet në Venecia nga 23-28 qershor. Për këtë qëllim, kjo kombëtare, të paktën edhe sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, do të grumbullohet të hënën, ndërsa pjesëmarrës në këtë aktivitet do të jenë edhe Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Rusia.

Ervin Bulku, trajneri i Shqipërisë U-17, ka shpallur dhe listën e lojtarëve që do të grumbullohen për këtë aktivitet. Janë 20 futbollistë të thirrur, ndërsa 11 lojtarë vijnë nga kampionatet e huaja. Sipas kalendarit, Shqipëria U-17 më 23 qershor ora 18:00 do të jetë përballë Sllovenisë. Pas dy ditësh, më 25 qershor, po në ora 18:00, gjithnjë nëse do të fitohet me sllovenët, kuqezinjtë do të përballen me humbësen e çiftit Rusi – Maqedonia e Veriut.

Në të kundërt si humbës të ndeshjes me Slloveninë do të ndeshen me fituesen e çiftit Rusi – Maqedonia e Veriut. Më 27 qershor në ora 16:00 do të luhet për vendin 3-4 dhe në ora 18:00 për të shpallur fituesin e këtij turneu.

Shqipëria U-17 do të udhëtojë më 21 qershor drejt Italisë, kurse në turne do të jetë i pranishëm Drejtori Teknik i Federatës Shqiptare të Futbollit, Xhiankarlo Kamoleze, si dhe trajneri i kombëtares së të rriturve, Edoardo Reja.

Lista e lojtarëve që janë ftuar të marrin pjesë në këtë turne ndërkombëtar: