RTSH Sport Live

Shqipëria U19, dy humbje në  “Pirin Women Cup”

  • 11/06/2021
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëria U19, dy humbje në  “Pirin Women Cup”
Munden nga Maqedonia e Veriut, 0-1, dhe nga Bullgaria, 2-4, kurse turneu përfundon të hënën

Shqipëria e moshës deri në 19 vjeç në futboll për femra, që drejtohej nga trajneri i kombëtares së të rriturave, Armir Grima, i ka humbur të dyja ndeshjet e saj në “Pirin Women Cup”. Një turne, që është zhvilluar në Razlog të Bullgarisë, ndërsa ka qenë pjesëmarrëse kombëtarja vendëse dhe Maqedonia e Veriut. Në ndeshjen e parë, që është zhvilluar të martën, kombëtarja jonë është mundur minimalisht, 1-0, nga maqedonaset.

Kurse të premten ka qenë përballë skuadrës vendëse, 4-2. Pjesa e parë ka përfunduar 3-1 për bullgaret, të cilat e kanë marrë këtë avantazh me përmbysje, sepse më parë kishte shënuar Çokaj për vajzat tona. Kurse në pjesën e dytë golin e nderit për vajzat tona e ka realizuar Iljadhi nga pika e bardhë e penalltisë.

E ndërsa Bullgaria të hënën do të luajë ndeshjen e fundit me Maqedoninë e Veriut, kombëtarja jonë kthehet të shtunën nga ky turne, që në fakt ka shërbyer si parapërgatitor për pjesëmarrjen në Ligën B të Kampionatit Europian në tetor, atje ku do të jetë përballë Moldavisë, Andorrës dhe Uellsit nga 19-25 tetor.