Shqipëria e moshës deri në 19 vjeç, e cila drejtohet nga Armando Cungu, është në prag të dy ndeshjeve miqësore me Kosovën, të cilat do të zhvillohen në “Elbasan Arena” e që do të vijnë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Sfida e parë është më 16 qershor në ora 18:00, kurse e dyta më 18 qershor në ora 10:00.
Nga e hëna e 13 qershorit kombëtarja e moshës deri në 19 vjeç do të grumbullohet në kompleksin “Tropikal”, atje ku dhe do të bëjë stërvitjet për këto dy ndeshje. Trajneri i Shqipërisë U-19, Armando Cungu, ka zyrtarizuar dhe listën e futbollistëve të grumbulluar, ndërsa janë 25 lojtarë, që janë pjesë e kampionatit shqiptar dhe jashtë vendit. Madje në këtë listë prej 25 lojtarësh, 11 luajnë pikërisht jashtë vendit.
Për Cungun është i rëndësishëm ky grumbullim dhe këto ndeshje miqësore, sepse kanë ardhur futbollistë nga jashtë vendit, të cilët e kanë patur të pamundur të vijnë në stërvitjet e mëparshme për shkak të kushteve të Pandemisë Covid-19.
Madje shkodrani i pankinës kuqezi shpreson të marrë maksimumin nga ky grup lojtarësh për të patur një vizion më të qartë për ndeshjet e radhës ndërkombëtare. E pse jo dhe për të kuptuar se cilët lojtarë mund të jenë në vazhdimësi kandidat për Kombëtaren A.
Lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Armando Cungu, në prag të ndeshjeve ndaj Kosovës: