RTSH Sport Live

Shuhet Nuri Bylyku, ikona e futbollit bardheblu

  • 18/01/2023
  • |
  • Të tjera
Shuhet Nuri Bylyku, ikona e futbollit bardheblu
Homazhet për kapitenin e njohur u zhvilluan në stadiumin “Selman Stërmasi”

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare ish-futbollisti i shquar i KF Tiranës, Nuri Bylyku, i cili shkroi historinë me klubin bardheblu në vitet 1960-1970. I lindur më 10 prill të vitit 1937 në Tiranë, ai u rrit në klubin kryeqytetas dhe me talentin e shpirtin e tij luftarak, arriti të bëhej një futbollist kyç në këtë skuadër, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit e duke fituar disa tituj kampion, në një periudhë kur rivaliteti në kampionatin shqiptar ishte shumë i madh.

Bylyku ka vazhduar të jap kontributin e tij në klubin bardheblu edhe pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, qoftë si trajner apo në role të ndryshme drejtuese.

Ndërkohë, në nder të tij janë mbajtur homazhe në ambientet e stadiumit “Selman Stermasi”.