RTSH Sport Live

Shuplaka kushton shumë, Bayern pezullon Mane!

  • 13/04/2023
  • |
  • Gjermani
Shuplaka kushton shumë, Bayern pezullon Mane!

Seancën e sotme stërvitore e kanë kryer bashkë. Madje përpara se ta nisnin janë ftuar në zyrat e krerëve për të qartësuar atë çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes të “Etihad Stadium”. Por Bayern nuk mund të bënte sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Sadio Mane është pezulluar nga ekipi për një kohë të papërcaktuar edhe u ka kërkuar falje sot të gjithë shokëve të skuadrës për incidentin. Mediat gjermane kanë zbuluar se Bayern për momentin nuk mendon ta dëbojë lojtarin siç u tha pak orë më parë.

Për momentin krerët e klubit janë në kërkim të një zgjidhjeje ku të gjithë të gjejnë qetësinë e humbur. Shumë lojtarë kanë kritikuar 31-vjeçarin për sjelljen agresive. Shumë lider të grupit nuk kanë pranuar këtë gjest në drejtim të Sane.