RTSH Sport Live

Si është Schumacher? Jean Todt zbulon gjendjen e tij

  • 16/11/2020
  • |
  • Formula 1
Si është Schumacher? Jean Todt zbulon gjendjen e tij

Si është Michael Schumacher? Cilat janë kushtet aktuale të shtatë herë kampionit të Formula 1? Edhe një herë, miku i tij më i mirë dhe ish-menaxheri i përgjithshëm i Ferrarit, Jean Todt, ka vlerësuar situatën. Francezi, i cili tani mban postin e presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Automjeteve (FIA) zbuloi gjendjen në të cilën ndodhet ish-piloti i Ferrarit, kampion F1 në 1994, 1995, pastaj pesë herë me radhë nga 2000 e në vazhdim. Jean Todt në një intervistë të dhënë për RTL, konfirmoi edhe një herë se ai ishte kthyer për të vizituar Michael Schumacher. Vazhdon të mbetet në fuqi sekreti i madh mbi gjendjen e pilotit, i cili pësoi një aksident në vitin 2013. Të dy, që kanë lënë gjurmë në historinë e sportit të Formula 1 me Ferrarin, janë shumë të lidhur, me francezin që është një nga të paktët që lejohet të vizitojë mikun e tij, ish-pilotin e tij te Ferrai. Këto janë fjalët e Jean Todt: “Schumacher vazhdon të luftojë, ne vetëm mund t'i urojmë atij dhe familjes së tij që gjërat të përmirësohen”.