RTSH Sport Live

Silhavi i përjashton nga skuadra tri lojtarë dhe më pas jep dorëheqjen

  • 21/11/2023
  • |
  • Futboll Bota
Silhavi i përjashton nga skuadra tri lojtarë dhe më pas jep dorëheqjen

Kualifikimi i Republikës Çeke në Euro 2024 nuk mjafton për të shmangur një tërmet në kombëtare. Trajneri Jaroslav Silhavy (Shilhavi) ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e së hënës, pak minuta pas fitores 3-0 të kombëtares së tij ndaj Moldavisë, e cila e kualifikon në fazën finale në Gjermani.

“Edhe pse jemi të lumtur se ia arritëm qëllimit, ne me federatën kishim vendosur që përpara ndeshjeve kualifikuese që nuk do të vazhdonim më”, - tha trajneri 62-vjeçar për televizionin publik. Çekët përfunduan në vendin e dytë në Grupin E, pas Shqipërisë, duke fituar vetëm katër nga tetë ndeshje.

Këto rezultate nuk ishin të kënaqshme dhe i kushtuan trajnerit Silhavy vendin e punës. E për të rënduar situatën është edhe skandali me tre lojtarë në prag të ndeshjes vendimtare të kombëtares. Një natë përpara sfidës me Moldavinë, Vladimir Coufal (West Ham), Jakub Brabec (Aris Selanik) dhe Jan Kuchta (Sparta Pragë), shkuan e kaluan natën një klub dhe trajneri Silhavy i përjashtoi të tre lojtarët nga ndeshja për thyerje të disiplinës.