RTSH Sport Live

Siti, Guardiola: Sezoni i jashtëzakonshëm, dua ta provoj përsëri

  • 29/05/2021
  • |
  • Futboll Bota
Siti, Guardiola: Sezoni i jashtëzakonshëm, dua ta provoj përsëri
Trajneri pas finales së humbur: "Fantastikë dhe te guximshëm në pjesën e dytë, tani të pushojmë dhe mendojmë për sezonin e ardhshëm"

Pa fitore në Ligën e Kampionëve, Manchester City u dorëzua në finale kundër Chelsea të Tuchel: "Por mbetet një sezon i jashtëzakonshëm, ishte hera e parë që përballeshim me finalen - komentoi Pep Guardiola në fund të ndeshjes -. Në pjesën e dytë ne ishim fantastikë dhe të guximshëm duke mos përfituar nga shanset që krijuam. Pse u tërhoqëm pak? Mahrez kishte një shans në fund... Tani të pushojmë dhe përgatitemi për sezonin e ardhshëm, shpresojmë të jemi këtu përsëri në të ardhmen".

Trajneri spanjoll vazhdon: "Unë vendosa atë që mendoja se ishte skuadra më e mirë, atëherë De Bruyne u lëndua, por kjo mund të ndodhë në një ndeshje. Lojtarët dhanë gjithçka në fushë, ishte një ndeshje shumë e luftuar, Chelsea është një ekip i shkëlqyer. Nëse analizojmë ndeshjen, jemi të trishtuar, natyrisht, duhet të mësojmë nga ajo që ndodhi këtë mbrëmje”.