RTSH Sport Live

Siti nuk gabon dhe shkon në +3 nga Liverpuli, Arsenali hipotekon Champions

  • 08/05/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Siti nuk gabon dhe shkon në +3 nga Liverpuli, Arsenali hipotekon Champions
Sterling(dopietë), Laporte, Rodri dhe Foden nënshkruajnë 5-0 ndaj Newcastle. Në Emirates mjafton dopieta e Nketiah për Gunners

Manchester City mposht Newcastle 5-0 dhe rrit largësinë ndaj Liverpool, tani në -3 pikë. Nuk ka histori në Etihad dhe Qytetarët e bëjnë të qartë që në momentet e para të garës. Aksionet për djemtë e Guardiolës janë të shumta dhe suksesi i plotë vjen me një performancë autoritative, të quajtur Sterling, Laporte, Rodri dhe Foden. Në minutën e 19', aksioni gjeometrik i lojtarëve të Guardiolës: Gundogan, Cancelo dhe Sterling, i cili me një prekje të lehtë hap ndeshjen dhe bën skuadrën e tij të bëjë një hap tjetër drejt titullit.

Në të 38' është Laporte që ngjitet në skenën e golashënuesve duke firmosur 2-0. Në minutën e 61-të është Rodry që shfrytëzon një krosim të De Bruyne, duke goditur saktësisht me kokë, 3-0. Në fund edhe dy gola të tjerë: i pari është nga Foden, më pas Sterling që kompleton 5-0

Me dy gola në 10 minutat e para dhe epërsinë e një lojtari më shumë, Arsenali e mbylli menjëherë lojën, por në pjesën e dytë, Topçinjtë komplikuan jetën e tyre dhe përfunduan ndeshjen në shtëpi me Leeds vetëm 2-1. Është fitorja e katërt radhazi për klubin londinez: një tjetër hap themelor në garën për një vend në Champions në sezonin e ardhshëm. Djemtë e Artetës, në fakt, tani janë vetëm një pikë largësi nga një Chelsea, i treti, por nën frenim, dhe ruajnë një epërsi prej 4 pikësh ndaj Spurs.

Sida u zhbllokua në minutën e 5-të nga Nketiah, i cili në minutën e 10-të dyfishoi rezultatin duke dhënë pamjen e një ndeshja të përfunduar akoma pa nisur mirë. Leeds e bën gjithçka më të vështirë pasi Ayling ndëshkohet me të kuq. Megjithatë, skuadra e Artetës nuk e mbyll ndeshjen dhe rrezikon në pjesën e mbetur. Në 66', Llorente zgjohet dhe shënon 2-1. Me më shumë frikë sesa mund të pritej, Topçinjtë marrin tri pikë dhe fundosin Leeds, tani i treti nga fundi.