RTSH Sport Live

Skadimi i kontratës i kushton Mesit 100 mijë euro në ditë

  • 11/07/2021
  • |
  • Spanjë
Skadimi i kontratës i kushton Mesit 100 mijë euro në ditë
L'Equipe eka vendosur veten të bëjë llogari në xhepin e numrit 10

Së pari ishte pozicioni i marrë nga Javier Tebas, president i LaLiga, i cili deklaroi se pa shitje, Barcelona nuk do të jetë në gjendje të rinovojë kontratën me Messin për shkak të rregullave të Fair Play Financiar, atëherë L'Equipe e ka vendosur veten të bëjë matematikë në xhepin e numrit më të famshëm dhjetë në botë duke llogaritur që, që nga fundi i marrëdhënies së tij me Barcelonën (30 qershorin e kaluar), Leo po humbet bukurinë e njëqind mijë eurove në ditë.

Me pak fjalë, e famshmja "carta de libertad" ka një ndikim të madh në financat e Messit (sado solide). Në pritje për të mësuar nëse do të rinovojë me Barçën, me të gjitha dyshimet e çështjes, PSG është gjithmonë në dritare për të parë nëse mund të hkaktojë grushtin e shtetit për ta sjellë atë në Francë. Më shumë do të dihet pas Kupës së Amerikës, që u mbyll me triumfin e argjentinasve. Ndërkohë, llogaritja në të cilën bazohet gazeta franceze për të vlerësuar humbjet e përditshme të kampionit argjentinas është mbresëlënëse.

Duke u nisur nga ajo që raportoi El Mundo, e cila zbuloi se paga e marrë deri më tani ishte afër 138.90 milion bruto në sezon (74.90 neto), Equipe argumenton që nëse Messi dhe Barcelona kishin arritur një marrëveshje në rënie duke filluar nga 1 korriku, Leo do të kishte marrë një shifër prej rreth 100,000 euro neto në ditë.