RTSH Sport Live

Skandali i Bayern: një besnik i Neuer pushohet nga puna, ishte spiun

  • 24/01/2023
  • |
  • Gjermani
Skandali i Bayern: një besnik i Neuer pushohet nga puna, ishte spiun
Trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann, ka vendosur të shkarkojë një anëtar të stafit të trajnerëve

Një lajm trondit ambientin e Bayern. Klubi bavarez, pas më shumë se një dekade bashkëpunimi, ka vendosur të shkarkojë trajnerin e portierëve, Toni Tapalovic. Vendimi nuk lidhet me arsye teknike, por me sjelljen e ish-trajnerit të Manuel Neuer.

Tapalovic ishte kritikuar në javët e fundit për performancën e Alexander Nübel, i cili thuhet se ka mbetur prapa në rritjen e tij profesionale. Megjithatë, problemet mes Julian Nagelsmann dhe Toni Tapalovic dyshohet se kanë nisur sezonin e kaluar.

Nagelsmann ishte i mërzitur nga fakti se disa konsiderata të bëra në dhomën e stafit teknik kishin rrjedhur, përmes kapitenit Manuel Neuer, në të gjithë ekipin. Dhe sipas trajnerit Nagelsmann, ndërmjetësi i gjithë kësaj ishte Toni Tapalovic, një “spiun” brenda stafit.