RTSH Sport Live

Skënderbeu e Dinamo ndahen në "paqe"

  • 11/09/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Skënderbeu e Dinamo ndahen në "paqe"
Është mbyllur në barazim 0-0 sfida që mbylli dhe javën e dytë të Kategorisë së Parë

Skënderbeu dhe Dinamo mbyllën javën e dytë të Kategorisë së Parë me një barazim 0-0. Në sfidën e zhvilluar në Korçë, dy skuadrat pretendente për tu ngjitur në elitë e nisën sfidën me një ritëm nën nivelin e dëshiruar. Raste të pakta për të dyja skuadrat, ku mund të veçohet ai i Denison për Dinamon në minutën e 7-të, por që nuk ka ndryshuar fatin e 45 minutave të para që janë mbyllur me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë është disi më e vrullshme, por përsëri e njëjta pamje. Si vendasit ashtu dhe dinamovitët në asnjë moment nuk arritën të zgjidhin situatat para portës, duke shkuar kështu drejt një 0-0, që mbylli sfidën si dhe javën e dytë të Kategorisë së Parë. Skënderbeu mbetet në kuotën e dy pikëve, ndërsa Dinamo ka katër pikë.