RTSH Sport Live

Skënderbeu hesht pas procedimit disiplinor

  • 24/11/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Skënderbeu hesht pas procedimit disiplinor
Klubi ka vendosur të mos e komentojë më çështjen e gjykimit në Kamëz

Skënderbeu në lupën e komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së për shkak të deklaratave dhe qëndrimeve publike nga ana e klubit korçar pas ndeshjes kundër Teutës që u mbyll me shumë kontestime. Vendimi i kryesorit, Enea Jorgji për të mos akurduar 11-metërshin në pjesën e dytë, ngjalli reagime të ashpra deri në nivelet më të larta drejtuese të klubit 8 herë kampion të vendit, por kjo është një çështje që nuk do të kalojë pa pasoja.

Pas çeljes së hetimit disiplinor për Vangjel Zguron, i cili reagoi në rrjetet sociale për rastin e prekjes së topit me dorë në zonë nga Daja, në kampin korçar kanë vendosur të evitojnë qëndrime të tjera publike edhe pse presidenti Ardian Takaj ka qenë i qartë në adresimin që ka bërë në këtë postim.

Pavarësisht interesimit të vazhdueshëm të RTSH Sport për të marrë një qëndrim publik edhe nga ana e lojtarëve të tjerë apo trajnerit, klubi ka zgjedhur që të qëndrojnë në heshtje deri në një vendim përfundimtar nga ana e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

Në kampin e “ujqërve” kërkojnë që në të ardhmen, xhekatat e zeza të tregohen më të matura dhe ekujlibruara, për të evituar gabime si ai i Jorgjit që nga presidenti Takaj apo mbrojtësi Zguro, u cilësua tendencioz.