RTSH Sport Live

Skënderbeu “kërcënon” kreun, ndalet Korabi

  • 11/12/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Skënderbeu “kërcënon” kreun, ndalet Korabi
Janë luajtur katër sfidat e javës së 11-të në Kategorinë e Parë

Janë luajtur sot katër sfida të javës së 11-të në Kategorinë e Parë, me Skënderbeun që ka arritur një fitore bindëse në shtëpi, 3-0 përballë Turbinës. Dy gola në pjesën e parë për korçarët dhe një në të dytën duke “pushtuar” vendin e tretë, si një kërcënim për Dinamo dhe Flamurtarin që mbajnë respektivisht vendin e parë dhe të dytë.

Në këtë javë bie në sy ndalesa e Korabit në transfertë përballë Burrelit në një barazim 1-1. Keko në minutën e 37-të kaloi skuadrën dibrane në avahtazh, por Farruku në pjesën e dytë arriti të vendosë barazpeshën në 1-1, që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide.

Një fitore e rëndësishme për Besën, 1-0 në transfertën me Orikun. Ndërkohë, Tërbuni dhe Luzi janë ndalur në një barazim 1-1. Sfida mes Besëlidhjes dhe Apolonisë nuk është zhvilluar për shkak të reshjeve të shiut.

KATEGORIA E PARË

Rezultatet:

Skënderbeu-Turbina 3-0

Burreli-Korabi 1-1

Tërbuni-Luzi 1-1

Oriku-Besa 0-1

Besëlidhja-Apolonia nuk u zhvillua