RTSH Sport Live

Skënderbeu, rikthimi i të rënve…

  • 24/04/2023
  • |
  • Kategoria e Parë
Skënderbeu, rikthimi i të rënve…
Skuadra korçare prek Superioren, këtë javë kërkohet titulli i Kategorisë së Parë

Kategoria Superiore është arritur dhe tani objektivi tjetër për Skënenderbeun është të shpallen kampion në Kategorinë e Parë. Vetëm dy javë kanë mbetur nga përfundimi i sezonit dhe diferenca me Dinamon e vendit të parë është katër pikë larg, kështu që bardhekuqëve i duhet vetëm një fitore ndaj Besës në Korcë për të hapur shampanjën si kampion. Ivan Gvozdenoviç i kënaqet rikthimit në Kategorinë Superiore. “Mirë se ju gjeta Superligë! Përtej shakasë dua që të falendroj të gjithë ata që mundësuan këtë arritje. Presidenti, stafi drejtues dhe skuadra kanë një meritë të madhe në rrealizimin e këtij suksesi. Do të bëjmë një festë të madhe për të kurorëzuar një moment magjik”, tha trajneri i Skënderbeut.

Nuk ishte një mision i lehtë për Gvozdenoviç kur mori drejtimin e Skënderbeut më 4 dhjetor. Që nga ajo ditë, tekniku serb ka drejtuar 16 ndeshje në pankinë duke arritur 9 fitore, 6 barazime e vetëm një humbje. Pavarësisht arritjes në Superiore, Ivan Gvozdenoviç ende nuk e di të ardhmen e tij duke thënë se do të vendoset në një moment të dytë.

Një ndihmesë të madhe ka dhënë edhe zv.trajneri Gentian Liçi. Dukshëm në hije roli i tij, por 50-vjecari është pjesë e klubit që prej vitit 2015 dhe di cdo strukturë, problem dhe e njeh mirë mentalitetin e Skënderbeut.  Për këtë arritje, Gentian Liçi shprehet i kënaqur. “Mendoj se jemi me meritë të plotë këtu ku kemi mbërritur. Kemi një ekip shumë të mirë dhe kemi luajtur një futboll spektakolarë”, tha Gentian Liçi.

Një nga protagonistët e Skëndeberbeut në fushë është Dejan Lico. Futbollisti 23-vjecar ka zhvilluar deri më tani 21 nddeshje duke shënuar katër gola. Kartoni i lojtarit zotërohet nga klubi italian Ascoli, por Liço tregon se do të jetë pjesë e Skënderbeut edhe në Superiore. “Planet janë të qëndroj edhe një vit në Korçë. Për më shumë duhet që të flasim me presidentin dhe të vendosim ajo çfarë është më e mira për të gjitha palët”, tha Dejan Liço.

Askush nuk heziton në këtë pikë të besojë se e ardhmja e Skënderbeut është e shkruar. Është e shkruar pë rata që kanë jetuar me vuajtjet e klubit, por edhe pë rata që janë ingranuar tashmë dhe ndihen pjesë e korcarrëve në një moment që mund të jetë thelbësor për klubin. Ndoshta jo këtë sezon, por në atë që do ta pasojë, Skënderbeu do të kërkojë të lërë shenjë në Superiore… si dikur.